Agim Veliu e Haki Rugova s’do të jenë më nënkryetarë të LDK-së
20 mars 2021
| 15:05
Ish-kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova nuk do të jenë nënkryetarë të LDK-së.
Veliu e Rugova që ishin nënkryetarë të partisë për një kohë të gjatë nuk do të jenë më në këto pozita.
Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nënkryetarë të rinj të LDK-së janë zgjedhur Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi.
Sot do të bëhen me dije edhe emrat e rinj të Kryesisë së re të LDK-së.