Agim Veliu i reagon ashpër nënkryetarit të LDK-së, e quan ‘kali i Trojës’ dhe ‘gaz i botës’
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të kësaj partie, Gazmend Muhaxheri, i cili në një debat televiziv ka akuzuar Veliun për dëmtimin e partisë e cila drejtohet nga Lumir Abdixhiku.
Veliu, e ka quajtur Muahxherin “kali të Trojës” dhe gaz të botës. Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Veliu ka thënë se LDK-ja e ka marrë flamurin që nuk i takon.
“LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimin në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit”, ka shkruar Veliu.
Postimi i plotë i Veliut:
Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo?!
Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rikuperimin e saj duke insistuar në unitet veprues.
Siç e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.
Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “Kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.
Vetëfajësimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.
LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.
LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore kryesore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insistuar që, nga pozita e tretë e duke amnistuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajësimin në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijërore, gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.