![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/agim-veliu.jpg)
Agim Veliu i reagon Lutfi Hazirit: S’po i tregon gjërat saktë
28 korrik 2021
| 11:24
Deputeti Agim Veliu i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me deklaratën e tij se ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës në Besianë.
Në emisionin Pressing në T7, Haziri ka thënë se Veliu dha dorëheqje vullnetarisht nga ky post.
Por Veliu, i cili ishte duke përcjellë emisionin, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.
“S’po i tregon gjërat saktë”, ka thënë ai.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur së bashku me Kryesinë që postin e kryetarit të degës së Besianës t’i jepet kandidatit për kryetar.Kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK është Ekrem Hyseni.