Agim Veliu ishte pjesë e planit Thaçi – Vuçiq për ndarjen e Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë sërish ka folur për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut. Kurti ka thënë se nënkryetari i LDK-së u shkarkua pasi ishte pjesë e planit për copëtimin e Kosovës.
“Në projektin për ndarjen e Kosovës janë presidenti i Kosovës dhe i Serbisë. Në këtë projekt ndodhej ish-ministri i Brendshëm që e shkarkova. Nuk është më çështje shkarkimi i një ministri. Ai ishte plan. Ky plan ka dy faza: shpallja e ngjarjes së jashtëzakonshme dhe ndarja e Kosovës”, ka thënë Kurti në “Syri Tv”.
“Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me një shumice të vogël votash, (Thaçi) mund të bëhej mbret në Kosovë. Ai nuk është i kënaqur me kompetencat që ka. Prandaj dhe e kam ftuar të rikthehet në politikë e të futet në zgjedhje. Kosova është Republikë Parlamentare dhe presidenti është noter publik”, tha Kurti.