Agim Veliu, kandidat i LDK-së për deputet

11 janar 2021 | 15:37

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka vendosur që t’i hyjë garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë mëdyshje për të qenë kandidat për deputet dhe se LDK-ja është e gatshme të dal fituese e zgjedhjeve.

“Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam pasur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces. Jemi të gatshëm për fitore”, ka thënë Veliu për “Indeksonline”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë të hënën vaksinën…