Agim Veliu: Ndarja nga jeta e Bajrush Behramit, humbje e madhe për Kosovën
02 korrik 2018
| 12:47
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetar Komune i Besianës, Agim Veliu, ka thënë se me ndarjen nga jeta të Bajrush Behramit, humbëm njeriun e mirë, intelektualin dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare.
“Me ndarjen nga jeta të Bajrush Behramit, humbëm njeriun e mirë, intelektualin dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare. Me shpirtin e tij prej artisti dhe guximin e madh prej luftëtari, Bajrushi kontribuoi dhe i dha shumë vendit dhe shoqërisë. Ikja e tij e hershme në përjetësi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Kosovën. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, të cilës ia kushtove jetën!”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/