Agim Veliu paralajmëron se mund të ketë aksione të tjera si ai i Karaçevës
21 shtator 2020
| 09:15
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me aksionin e të premtes për goditjen e veprimtarive të paligjshme, me theks të veçantë kazinotë ilegale, në Karaçevë.
Veliu ka paralajmëruar se mund të këtë vazhdim të këtij aksioni ditëve të ardhshme.
“Lidhur me këtë rast, hetimet vazhdojnë ende dhe mund të këtë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, ka thënë ai.
Veliu në mbledhjen e qeverisë ka thënë se 30 personave të ndaluar në këtë aksion iu është vazhduar masa e paraburgimit për 30 ditë.