Agim Zeka rikthehet te Prishtina
Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, rikthehet aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.
Zeka ka nënshkruar kontratë me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te FC Drita.
Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.
Zeka gjatë këtyre viteve ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri) para se të transferohet te Drita.
23-vjeçari këmbëshpejt me teknikë të zhvilluar e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, teksa flet edhe për përgatitjet që po kryen skuadra në Antalia.
???????? – Prishtina është klubi i zemrës dhe jam rikthyer me shumë dëshirë. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder për mua të paraqitem për ekipin në këtë vit kur edhe festohet 100 vjetori i themelimit të klubit.
???? – Tash e disa ditë kam nisur përgatitjet me ekipin, tashmë jemi në Antalya dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Jemi duke punuar për të qenë të përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror.
???????? – Premtoj edhe atomin e fundit kur të më jepet mundësia për të mirën e skuadrës, Prishtina gjithmonë synon vetëm majat.