Agjencia Amerikane e Mbrojtjes i dhuron FSK-së një donacion

21 korrik 2022 | 13:39

Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes ka dhuruar donacionin e radhës për kompaninë e materieve të rrezikshme të FSK-së.

Donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollarë, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.

Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdojë edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomike, biologjike dhe radiologjike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në…