Agjencia e Akreditimit bëhet me ushtrues detyre të ri
28 janar 2020
| 13:44
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka emëruar Shkëlzen Gërxhaliun, ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK).
Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, Baton Dushi, këshilltar në MAShT.
Gërxhaliu deri më tani ishte zyrtar i lartë në këtë agjenci.
Për gjashtë muaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Akreditimit ka shërbyer Avni Gashi.