Agjencia e Kosovës për Akreditim do të rikthehet në EQAR
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Tekonologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se është duke u punuar intensivisht që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të rikthehet sa më parë në Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se do të shfrytëzohen të gjitha argumentet e MAShT-it dhe të Kryeministrisë për ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e vendimeve që prekin këtë proces.
Ai ka garantuar se asnjë student nuk do të ketë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim regjistrim në universitetet evropiane.
Bytyqi ka thënë se diplomat do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tani.
Sipas tij, tendenca për të thënë se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në Evropë janë manipulime të ulëta, dashakeqe dhe dëmtojnë imazhin e universiteteve të Kosovës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)