Agjencia e lajmeve serbe bën propagandë për Kosovën, reagon Vlora Çitaku

14 tetor 2018 | 19:18

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, (ShBA) Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj agjencisë së lajmeve serbe “Kurir.rs”, pasi që kjo e fundit ka raportuar se Prishtina është duke përgatitur një sulm terrorist ndaj serbëve.

“Paralajmërim dramatik për shërbimet e sigurisë: Terroristët përgatisin sulm ndaj serbëve! Prishtina fshehurazi krijon një ushtri”, është titulli që ka bërë ambasadoren të reagojë.

Çitaku ka thënë se Kosova është vendi më pro perëndimor në rajon dhe asnjë propagandë e sponsorizuar nga shteti serb nuk mund të ndryshojë këtë.

“Propaganda e sponsorizuar na Beogradi kurrë nuk pushon me imagjinatën e tyre. Kosova është vendi më pro ShBA dhe BE në rajon, anëtar aktiv i koalicionit kundër ISIS-it. Asnjë propagandë e sponsorizuar nuk mund ta ndryshojë vizionin dhe angazhimin tonë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giovana Motton, Francesca Mills dhe Yvonne Duckitt janë tre motra,…