Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

08 prill 2020 | 18:00

Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbrojnë pyjet nga zjarret në gjithë vendin. Kjo thirrje vjen, pasi që në situatën e krijuar në vend kundër pandemisë COVID-19, është shfaqur numër i madh i zjarreve të përmasave shqetësuese gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe të pyllëzuara viteve të fundit.

“Agjencia Pyjore e Kosovës apelon po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për koordinim të veprimeve dhe të resurseve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve dhe për mobilizim në shuarjen e tyre. APK-ja apelon veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve që të përcjellin aktivisht situatën dhe të identifikojnë keqbërësit, si dhe të japin informata me kohë në organet e rendit, për personat që i shkaktojnë zjarret. Ndaj të gjithë shkaktarëve të zjarreve duhet të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi. Ju lutemi, kujdes dhe mos ndizni zjarret! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!”, thuhet në apelin e APK-së.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Serbi kanë vendosur orë policore gjatë gjithë vikendit.…