Agjencia e Statistikave publikon shkaktarët e vdekjeve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten të dhënat për shkaktarët e vdekjeve në Kosovë në periudhën kohore 2014-2015.
Në raportin me titull: “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë”, është bërë me dije se sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, sëmundjet me tumore, sëmundjet me simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara si dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes hyjnë në mesin e sëmundjeve që kanë shkaktuar më së shumti vdekje në Kosovë në këtë periudhë.
ASK-ja ka thënë shifra bazohen në numrin e vdekjeve të raportuara në institucione shëndetësore apo kur personat e vdekur kanë pasur histori në ndonjërën nga klinikat apo qendrat mjekësore në Kosovë.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vetëm brenda një dite Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e vizitojnë rreth 250 pacientë.
Drejtori i kësaj Klinike, Basri Lenjani i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” javë më parë se krahasuar me vitet paraprake, numri i përgjithshëm i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë institucion është rritur.