Agjencia e Statistikave të Kosovës rikthehet në zyrën e kryeministrit
22 qershor 2022
| 11:39
Me vendim të qeverisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është kthyer në Zyrën e Kryeministrit.
Nga viti 2020, kjo agjenci ka vepruar në kuadër të Ministrisë së Financave. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kthimi i ASK-së në ZKM është i rëndësishëm për “më shumë pavarësi”.
“ASK-ja punën e saj e saj e ka filluar që nga viti 1948 kurse që nga viti 2011 ka funksionuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Rikthimi është në linjë me standardet ndërkombëtare dhe kërkon që agjencitë e tilla kërkojnë më shumë pavarësi në kuadër të ekzekutivit dhe legjislativit. Ju ftoj të votoni për rikthimin e Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Kurti.