Agjencia e tranzicionit nuk e njeh fitoren e Bidenit

10 nëntor 2020 | 18:07

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave, administrata e tij ende nuk ka filluar të ndihmojë fituesin e parashikuar, presidentin e zgjedhur Joe Biden, në fazat fillestare të marrjes së kontrollit të qeverisë, ka njoftuar “VOA”.

Agjencia qeveritare që njihet shkurtimisht si GSA ose Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, ka përgjegjësinë të njohë zyrtarisht Joe Bidenin si presidentin e ri dhe të fillojë procesin e kalimit të pushtetit, që bëhet ditën përurimit të presidentit në 20 janar.

Agjencia cakton zyrat për ekipin e tranzicionit të Bidenit në mjediset qeveritare dhe ndihmon në detyra të tjera të nevojshme.

Por kryetarja e agjencisë, Emily Murphy nuk e ka filluar procesin. Një zëdhënës i Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), ka thënë se agjencia nuk do ta nisë procesin e tranzicionit deri sa fitorja e Bidenit të certifikohet zyrtarisht, por është e paqartë se kur mund të ndodhë kjo, meqenëse ende vazhdon numërimi i votave në një pjesë të madhe të vendit.

Udhëheqësi i shumicës së senatit, republikani në zë Mitch McConnell ka thënë të hënën se presidenti Trump, “ka 100 për qind të drejtë të shqyrtojë akuzat për parregullsi dhe të peshojë alternativat ligjore. Institucionet tona janë ndërtuar pikërisht për këtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër rekord të infektuarish me Covid-19 është regjistruar të…