Agjencia Kadastrale sot konferencë rreth digjitalizimit të shërbimit kadastral
20 nëntor 2024
| 08:43
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) sot mban konferencën “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral”, raporton “Epoka e re”.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, si dhe drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti.
Konferenca do të organizohet në ambientet e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.