Agjencia Kadastrale, vizitë zyrtare në Seul
Një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga kryeshefi ekzekutiv, Avni Ahmeti i përkrahur nga bashkëpunëtorë nga fusha e kadastrës dhe TI-së, me ftesë të Bankës Botërore është duke marrë pjesë në koherencën ndërkombëtare për përfshirjen e politikave të gjelbra në implemetim të projekteve të ndryshme, përfshirë edhe atyre kadastrale dhe gjeohapësinore, e cila do të mbahet në Seul të Republikës së Koresë së Jugut mes datave 22 shtator – 27 shtator.
Konkretisht tri ditët e para të aktiviteve kanë për qëllim participiminin e delegacionit të AKK-së në punëtori profesionale të organizuara nga institucione publike të interesit, respektivisht nga agjencitë përgjegjëse për kadastër, regjistra pronësorë, hartografi, infrastrukturë të informacioneve hapësinore, adresa etj.
Qëllimi i takimeve është informimi mbi kontributin e këtyre institucioneve në promovimin, krijimin dhe implementimin e politikave të gjelbra si komponenta të rëndësishme të aktiviteteve të tyre.
Gjatë punëtorive të ditës së parë, ekspertët e Agjencisë participuan në prezantimin e Agjencisë për Pronë dhe Kadastër të Republikës së Koresë (LX) dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurisë, respektivisht Agjencisë Shtetërore për Shoqëri të Informacionit, ku përmes diskutimeve interaktive u prezantua mandati, struktura organizative dhe përgjegjësitë e AKK-së, si dhe u prezantuan reformat e planifikuara në kadastër që ndërlidhen me ristrukturimin e sistemit kadastral, respektivisht vertikalizimin e të njëjtit duke futur Zyrat Kadastrale Komunale nën kompetenca të AKK-së, pastaj u prezantuan ndryshime dhe plotësimet e akteve nënligjore që pritet të hyjnë në fuqi e që së bashku me shërbimet e produktet e krijuara, do të krijojnë bazën teknike dhe ligjore për ofrimin e produkteve “online”.
Ekipi i AKK-së u informua me të shkuarën, gjendjen aktuale dhe vizionit e administrimit të tokës dhe e-Qeverisjes në përgjithësi dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në veçanti.
Organizatore e punëtorive është Banka Botërore, ndërsa pjesëmarrëse janë dhjetëra institucione shtetërore nga fusha e pronës dhe banimit, ambientit, transportit e urbanizmit e ngjashëm.
Konferenca kryesore “Korean Green Growth Conference” do të mbahet më 26 dhe 27 shtator.