Agjencia kundër korrupsionit në Serbi hapë rast ndaj Rakiqit dhe disa zyrtarëve tjerë në veri

27 korrik 2020 | 12:25

Agjencia për Luftë Kundër Korrupsionit në Serbi ka hapur procedurë kundër Goran Rakiqit, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Standard” (në pjesën veriore të Mitrovicës), që është edhe ministër i Pushtetit Lokal e zëvendëskryeministër në Qeverinë e sapoformuar të Kosovës, me dyshimin se ka shkelur ligjin, meqë asaj agjencie nuk ia ka paraqitur pasuritë dhe të ardhurat, ka njoftuar sot Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS).

Agjencia, përveç kundër Rakiqit, ka hapur procedurë edhe kundër funksionarëve në Leposaviq e Mitrovicë veriore.

Se dekani i Fakultetit për Sport e Edukim Fizik në Leposaviq, Verolub Stankoviq, drejtori i NPK “Ujësjellësi Ibër” (Vodovod Ibar) në Mitrovicën veriore, Miodrag Raliq, dhe drejtori i NPK “Standard” dhe ministër i Pushtetit Lokal (dhe zëvendëskryeministër) në Qeverinë e porsaformuar të Kosovës, Goran Rakiq, nuk ia kanë paraqitur Agjencisë për Luftë Kundër Korrupsionit sa para fitojnë dhe çfarë posedojnë nga apartamentet, shtëpitë, pronat dhe automjetet, sipas ligjit (fjala është për ligjin e Serbisë – plotësim ynë) do të mund t’iu kushtonte në mes të 50 000 e deri 150 000 dinarëve (425-1275 euro), ka theksuar CINS.

Nëse vërtetohet se kanë pasur motiv fshehjen e pasurisë, këta funksionarë do të mund të dënoheshin edhe me burgim nga 6 muaj deri 5 vjet, që do të thotë edhe largim nga funksionet dhe ndalesë për të ushtruar shërbime publike për 10 vjet.

Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS) ka publikuar se disa funksionarë serbë që udhëheqin institucione në pronësi të Republikës së Serbisë në Kosovë nuk respektojnë këtë detyrim ligjor (gjithnjë bëhet fjalë për ligjet e Serbisë-sqarimi i CINS), Agjencia ka paralajmëruar se do të verifikojë nëse ka vend për hapje të procedurës, e pastaj pas rreth një muaji ka nisur procedurën kundër tre funksionarëve të tillë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Në agjenci kanë thënë po ashtu se po vazhdojnë të verifikojnë nëse ka bazë që të hapet procedurë kundër kryetarit të Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës veriore, Aleksandar Spiriqit, drejtorit të SHF “Sveti Sava” në atë qytet, Millorad Jovanoviqit, si dhe kundër ish-u.d. të drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicën veriore, Millan Ivanoviqit. Shëndetësore në Mitrovicë, transmeton “Koha”.

Asnjëri prej tyre, sipas hulumtimit CINS-it, nuk i ka paraqitur të ardhurat në Agjenci e as pronat.

Pas publikimit të hulumtimit të CINS-it, në regjistrin online të pronës dhe të ardhurave janë shfaqur të dhënat për shefin e të ashtuquajturit Qarku Administrativ i Mitrovicës, Sllavko Simiq dhe kryetarit të të ashtuquajtur Organ i Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviqit, ndonëse nuk ishin deri sa redaksia CINS nuk kishte publikuar tekstin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besimtarët myslimanë anekënd botës të premten festojnë festën e Kurban…