
Agjencia për Informim dhe Privatësi mbledh 14 shtete për të promovuar lirinë e informacionit në Kosovë
Nën patronatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për herë të parë në Kosovë, ka filluar punimet punëtoria ndërkombëtare për lirinë e informacionit, një ngjarje që mbledh ekspertë dhe përfaqësues të autoriteteve për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Austria, Zvicra, Portugalia, Spanja, Skocia, Zyra e Avokatit të Popullit Evropian, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika më të mira, duke theksuar rëndësinë e transparencës në shpenzimin e parasë publike dhe prokurimin publike, sekretet afaristë dhe çështjet e pronësisë intelektuale.
Punëtoria dyditore, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës dhe shteteve ndërkombëtare dhe të rajonit për të siguruar një qasje më të hapur dhe efikase të informacionit dhe për të përmirësuar dhe forcuar mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale. Punëtoria ndërkombëtare për lirinë e informacionit shënon një ngjarje historike për promovimin e lirisë së informacionit në Kosovë dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e lirisë së informacionit që do të na shërbejnë në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike në Republikën e Kosovës.