Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon aktivitetet informuese me komunat e Republikës së Kosovës
20 qershor 2024
| 10:30
Në kuadër të aktiviteteve informuese për të siguruar zbatimin e obligimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Komisionerja e AIP-së znj. Krenare Sogojeva-Dermaku dhe drejtorja e Përgjithshme, Lumnije Demi kanë zhvilluar takim me qëllim të informimit dhe diskutimit për rëndësinë e qasjes në informata dhe mbrojtjes së të dhënave personale, me kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, shefen e kabinetit, Blertë Krasniqin dhe zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, Izet Shala.