Agjencia për Zhvillim Rajonal konfirmon bashkëpunimin me komunën e Drenasit
26 shkurt 2021
| 15:16
Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunë të Drenasit, Egzona Jetullahu ka pritur të premten në takim drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër, Mrikë Gashi-Macula, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në mënyrë që të rinjtë e Drenasit të përfitojnë nga këto bashkëpunime të suksesshme.
Gashi-Macula ka falënderuar Jetullahun për bashkëpunimin e deritashëm dhe biseduan për projektet e ardhshme. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet me të cilat Komuna e Drenasit planifikon të aplikojë në ministritë e ndryshme dhe të vazhdojë bashkëpunimin me donatorët, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.