Agjencisë së Kosovës për Forenzikë i dhurohet donacion për ekspertiza të ADN-së për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur

22 janar 2025 | 15:52

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është mbajtur të mërkurën ceremonia e dorëzimit-pranimit të pajisjeve për ekspertizë të ADN-së, pjesë e Programit: “Zgjidhja e rasteve të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë”, i cili implementohet nga ICMP, i mbështetur nga BE përmes ambasadës Suedeze – programi SIDA (Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim ) dhe ambasadës Italiane.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Samira Krehic, zëvendësuese e kryesuesit të Programit të ICMP-së për Ballkanin Perëndimor, Jonas Westerlund ambasador i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Antonello De Riu, ambasador i Republikës së Italisë në Kosovë, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe zëvendësuesi i drejtorit të AKF-së, Ilir Kukaj.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë që nga viti 2020 është duke marrë pjesë në projektin rajonal te ICMP-së, që ka për objektiv kryesor fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit (analizës) të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur.

Më këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar lartë angazhimin e të gjithë akterëve në procesin e personave të pa gjetur.

Ai vuri në dukje se me pranimin e këtij donacioni, falë edhe angazhimit të zyrtarëve të AKF-së, do të lehtësohet procesi i zbulimit përmes ADN-së, në mënyrë që të bëhet identifikimi i personave të zhdukur përmes mbetjeve mortore.

Pajisjet e pranuara nga ICMP për ekspertiza të ADN-së janë teknologjia e fundit në këtë fushë dhe do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Agjecisë së Kosovës për Forenzikë, në fushën e hetimit kriminal dhe ekspertizës forenzike sipas standardeve ndërkombëtare ISO17025-2017.

Ky projekt si objektiv kryesor e ka fuqizimin e kapaciteteve vendore në çështjen e testimit (analizës) të ADN-së lidhur me identifikimin e personave të zhdukur.

Vlera totale e kontingjentit të pajisjeve është rreth: 38,000.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Ardian Ismajli vazhdon të jetë opsion për Napolin edhe…