Agjenda e dialogut është e koordinuar nga BE-ja dhe SHBA-ja
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se agjenda e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, është plotësisht e koordinuar në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Grenell e sqaroi shumë mirë, agjendë e dialogut është plotësisht e koordinuar në mes të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Hoti.
Tutje, ai tha se agjendën ekonomike dhe atë politike do t’i shtyjë përpara së bashku me BE-në dhe SHBA-në.
“Për neve partneret e BE-së dhe SHBA-së janë kyç. Ne duhet ta shtyjmë përpara një agjendë ekonomike e mbështetur nga SHBA-ja dhe përmes BE-së të shtyhet përpara procesi politik i dialogut”, ka thënë Hoti në T7.
Në fund, Hoti kujtoi edhe Samitin e Parisit që do të ndodhë në mes të korrikut.
“Në Uashington do të sqarohen shumë gjëra, e pas Uashingtonit do të ndodhë Samiti i Parisit që do të ndodhë kah mesi i korrikut”, ka shtuar Hoti.