Agjenda e KQZ’së për nesër: Certifikimi i rezultateve dhe zëvendësimi i deputetëve që kanë hequr dorë nga mandati

26 mars 2025 | 22:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër.

Në rendin e ditës të ketij takimi të KQZ-së fillimisht është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, e më pas do të certifikohen rezultatet përfundimtare.

Mbledhja do të nisë në ora 16:00.

Sot Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, kështu i hapi rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet.

VV ka paralajmëruar që do t’i drejtohet Kushtetueses për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Supremes për ankesën e tyre lidhur me votat me postë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, me…