Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për ditën e hënë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.
Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20.
Sqarim: Mediet që përcjellin ceremoninë e pritjes, duhet të jenë të pranishme në Sheshin “Skënderbeu”, në hapësirën e përcaktuar, më së largu në ora 08:10.
Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave, që fillon në ora 10:20, do të mbahet në oborrin e Qeverisë. Mediat e akredituara duhet të jenë aty më së largu në ora 10:00.
Paraprakisht duhet të kenë kaluar përmes hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit të sigurisë.