Agjenda e tri ditëve të Epopesë së UÇK-së

05 mars 2025 | 08:13

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë organizuar një mori aktivitetesh.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka publikuar aktivitetet që do të mbahen në nderim të luftës dhe rënies heroike të familjes Jashari.

E mërkurë, 5 mars:

08:00 Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së

10:00 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës

10:00 Seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës

12: 00 Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00.

14:00 Turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj

14:30 Turne në Volejboll në Skenderaj.

E enjte, 6 mars

10:00 Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;

10:00 Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve;

12:00 Parakalimi i motorklubeve në Skenderaj;

19:00 Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

E premte, 7 mars

19:00 Ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës së Kosovës;

19:00 Nata e zjarreve në Prekaz;

19:30 Programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sotr presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të…