Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (7 qershor 2024)
06 qershor 2024
| 21:34
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë komunën e Drenasit.
Në orën 11:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.
Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe kryetari Lladrovci do të deklarohen për media.
Gjatë vizitës në Drenas, Presidentja do të vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.