Agjendat anti-FFK dhe manipulimi i diskursit publik
Legjenda e futbollit dhe trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, një figurë me përvojë 65-vjeçare në këtë sport, u përfshi mbrëmë online në emisionin “Dueli sportiv” në TV Dukagjini (një platformë që duket se ka një axhendë të qartë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës), për të mos lejuar që individë të caktuar të denigrojnë futbollin e Kosovës dhe të vërteten e tij që nga mëvetësimi. Ky emision, për vite me radhë mbledhë individë, që përkundër mungesës së njohurive dhe kontributit në futboll, paraqiten për të promovuar interesa personale dhe për të diskredituar FFK-në.
Mbrëmjen e kaluar, në panel ishin persona si Baton Haxhiu, i cili nuk ka asnjë kontribut dhe peshë në futboll dhe Fahrudin Duraku (i cili vetëidentifikohet si joshqiptar). Dhe siç e përmendi z. Shosholli, Duraku, gjatë kohës kur Kosova përballej me presionin e regjimit serb dhe klubet kosovare refuzonin të pranonin Serbinë si shtet, kishte zgjedhur të kontribuonte në futbollin e atjeshëm. Ai dhe disa nga shokët e tij në atë periudhë jo vetëm që mohuan identitetin e tyre shqiptar, por edhe kanë kontribuuar në futbollin e regjimit serb.
Në anën tjetër, Baton Haxhiu, një figurë mediatike, por që tani mundohet të marrë kontribut edhe në futboll, nuk është asgjë tjetër përveç se një mashtrues, e për të cilin flitet se në periudhën më të vështirë të futbollit të Kosovës pinte kafe dhe hante dreka në Beograd, si rekrut i Stanishiqve. Ai tani përpiqet që të destabilizojë Kosovën në çdo aspekt, e një synim të tillë e ka edhe në futboll. Ndoshta nostalgjia për shkollën e Stanishiqit e bën që ai edhe tani t’i fusë hundët në çdo gjë, por natyrshëm që edhe tani me mision e agjendë të huaj. Jo për nga zotësia apo fuqia që ka, por thjesht duke përdorur studiot televizive, të tilla si ‘Dueli sportiv’, që po ashtu ka agjendë të vazhueshme kundër FFK-së dhe zhvillimit të futbollit.
Madje, zotëriu në fjalë, shkoi aq larg sa mbrëmë u mundua t’ia mohojë kontributin në mëvetësimin e futbollit kosovar bacës Ajet!!!?
Dhe kjo nuk është e tëra, pasi monstrat e tillë mundohen që me shantazhe e poshtërsira të futen në institucionet e Kosovës, në këtë rast në FFK. Po, sepse hajnit i duhet që çdo kund të ketë mundësi të vjedhë. Në këtë rast, ata mendojnë që ka mundësi vjedhje apo perfitimi përmes futbollit. Por, ata nuk do ta kenë këtë mundësi sepse grupet te tilla nukk mund të afrohen as ligjërisht e as njerëzisht në futboll sepse gjërat dihen dhe shihen. Njerëzit e futbollit që kontribuojnë, investojnë dhe organizojnë futbollin janë anëtarë të FFK-së dhe e kanë prekur rezultatin edhe suksesin, prandaj nuk mund t’i mashtrojë askush, sepse janë pjesë e organizatës më të madhe në Kosovë, e cila quhet Federatë e Futbollit, ekonomikisht e pavarur plotësisht me buxhet të vetin (e të cilin duket se shumë njerëz të tillë po e lakmojnë). Ky buxhet është i futbollit dhe nuk është për grupe interesi jashtë futbollit.
Për këtë arsye, përpjekjet e disa individëve për të ndikuar në opinionin publik dhe për të krijuar përçarje në komunitetin e futbollit kosovar janë të kota. Federata është dhe do të mbetet e pavarur dhe e drejtuar nga njerëz që vërtet e duan dhe e kuptojnë futbollin. Ndaj, është koha që këto figura të ndalojnë përpjekjet e tyre për shantazh dhe manipulim, sepse Kosova është një shtet i pavarur dhe futbolli i saj po lulëzon në nivele ndërkombëtare.