Agjensia anti-doping saktëson se çështja ‘Sinner’ nuk është mbyllur ende
10 shtator 2024
| 16:09
Jannik Sinner nuk mund të jetë i qetë pasi Agjensia Botërore Anti-Doping ka saktësuar se ende nuk ka skaduar afati kohorë brenda të cilit mund të apelojë vendimin që mori International Tennis Integrity Agency (Itia) ku vlerësoi si të pafajshëm italianin, të cilit i është gjetur substanca e ndaluar (Clostebol) marsin e kaluar.
Wada ka bërë me dije se i ka kërkuar dokumentacion shtesë Itia-s sa i përket çështjes “Sinner”. Sipas Wada-s periudha e re kohore e apelimit nis në momentin kur të ketë në dispozicion dokumentet e reja.