Agjentët e BIA-s, në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile
Behxhet Sh. SHALA-BAJGORA
Me kohë është dashur të ndahet shapi nga sheqeri: Si të dyshuar për bashkëpunëtorë të BIA-s, së voni janë arrestuar tre shtetas të Kosovës – dy shqiptarë dhe një serb. Dolën disa përgjime dhe në debate u ndezën shkëndijat e “njohësve” të sigurisë, të zbulimit dhe të kundërzbulimit duke paraqitur një degëzim të BIA-s në Kosovë thuaja më të fuqishëm se që do ta paraqiste vet Serbia.
Interesant se si burime të “sigurta” të burimeve citohen pikërisht ish-bashkëpunëtorët e UDB-së, trashëgimtarët politikë dhe kombëtarë të jugosllavëve dhe serbëve që paraardhësit e tyre qençe iu kanë shërbyer. Tash, mbetjet jugosllave dhe serbe që zotërojnë një hapësirë të rëndësishme mediale dhe të mendermethënë shoqërisë civile, në debate shesin mjegull me synim të qartë të zhvendosjes së vëmendjes nga arrestimet e fundit për veprimtari kundër rendit kushtetues. Njëri nga ta i cili po deklarohet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të cilin e njoh që nga viti 1999 si shoqërues dhe shërbyes i politikanëve serbë në Kosovë që kundërshtonin shtetin e Kosovës dhe që e vidhnin pamëshirshëm. Të gjithë këta ministra serbë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim kanë përfunduar si të akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Disa prej tyre janë strehuar në Serbi të cilës i kanë shërbyer për ta dëmtuar Kosovën. Të tillëve qençe iu ka shërbyer, ekskluzivisht për përfitime materiale, ku farë “ish ushtari i UÇK-së” që mbrëmë plasi bombën nga prapanica e tij bombastike se disa komandantë të UÇK-së qenkan pjesëtarë të BIA-s duke u nisur, pa asnjë dyshim nga shembulli personal. Duke bërë përpjekje poshtërisht të njollosë UÇK-në, beson se del më i besueshëm. Me injorancën e tij përpiqet, duke krijuar një mjegullnajë, të krijojë situata se qenka njëfarë bashkëpunëtori i një shërbimi informativ të armatosur të një shërbimi të huaj kurse, për mendimin tim më e madhja që mund të jetë është se mund të jetë mbetje e kanalizimit të shërbimeve informative të garnizonit të parashutistëve të Nishit, me një nën bazë në Graçanicë ku ky farë agjenti ka punuar një kohë të gjatë. Para se të dalin në debate me këta bastardë shqipfolës, gazetarët dhe panelistët duhet të njoftohen për të kaluarën kriminale e jo të mbesin të hutuar para një injoranti që gjuan bomba mjegulle dhe bën zhurmë për ta mbuluar të kaluarën e vet dhe bashkëpunëtorëve të BIA-s që çdo ditë e më tepër po bien në rrjetin e organeve ligjzbatuese të Kosovës. Ky farë mashtruesi nuk e ka hallin te ata që janë të arrestuar por te vetja e tij, lakun e ka afër. Në një shtet normal, prokuroria do të duhej urgjentisht të merrej me çiftat si ky dhe Limoza Kulari, i pari shkaku se paska shumë informata për komandantët e UÇK-së si agjentë të BIA-s, e dyta pse ka negociuar me një kriminel kundër veteranëve të UÇK-së. Përgjimet nuk merren si prova materiale por, nëse hetohen si duhet, krijojnë mundësi për prova materiale. Sot, askush nuk sulmohet më shumë se UÇK-ja, është rikthyer koha e horrave dhe kemi një ringjallje të fuqishme të mbetjeve jugosllave dhe serbe. Denoncimi i UÇK-së për krime lufte, Shtëpia e Verdhë, trafikimi me organe, Gjykata Speciale burimin e kanë pikërisht në Kosovë, Beogradi e ka shfrytëzuar si brumë për gatimin e një gjelle të kripur me sajime falë argatëve të tyre bë Kosovë. Lufta e UÇK-së është e shenjtë, në mungesë të mbrojtjes institucionale duhet të mbrohet nga vet ata që e bënë luftën, nga ata që sakrifikuan personalisht dhe familjarisht, në radhë të parë nga ish të burgosurit politikë.
Është e paimagjinueshme të presim sqarim të raporteve me Serbinë në kohën kur nuk i kemi sqaruar raportet midis nesh. Pengjet në Gjykatën raciste të Hagës, jo që nuk mbrohen nga institucionet përkatëse por bëhen përpjekjet maksimale t’iu rëndohet situata deri në përgatitjen e dëshmitarëve të mbrojtur. Atyre iu vazhdohet paraburgimi në saje të deklaratave të disa anëtarëve të mendermethënë shoqërisë civile që janë bërë milionerë në saje të deklarimeve antikombëtare dhe shpifëse për llogari të Gjykatës Speciale raciste dhe të Serbisë. Ish të përndjekurit politikë dhe familjarët e tyre sot përndiqen brutalisht nga pasardhësit e paraardhësve të tyre që i shërbyen Jugosllavisë dhe Serbisë. Hetuesit në proceset e montuara kundër shqiptarëve të vrarë dhe të dënuar në ish armatën jugosllave sot zënë vend në institucione, sikur të ishin pasardhës të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit.
Patriotët dhe familjarët e tyre po largohen nga puna duke u zëvendësuar me ish bashkëpunëtorë të okupatorëve serbë. Në diplomaci kemi spastrim në baza kombëtare dhe patriotike, kontribuuesit për çlirim dhe liri po përjashtohen kurse dhunuesit e lirisë dhe kontribuuesit e robërisë po emërohen ambasadorë dhe konsuj, sekretarë dhe diplomatë të karrierës. Hijena e shpërfytyruar si ministër i kulturës ndjek kombëtarët kurse favorizon antikombëtarët. Kështu me radhë.
Besimi si pretekst për sajime: Gjykata Speciale raciste, në bashkëpunim me disa bastardë vendorë, në përpjekje për kriminalizim të udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare në Kosovë, shpallësve të pavarësisë dhe ndërtuesve të shtetit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e futën urrejtjen fetare të myslimanëve ndaj katolikëve, këta të fundit si viktima por se u demantua nga vet besimtarë katolikë shqiptarë. Bastardi i debatit luajti të njëjtën lojë kinse BIA financon disa xhami në Kosovë dhe kontrollon një pjesë të klerit mysliman. Kjo nuk po vlejka për kisha ortodokse dhe katolike e as për klerin ortodoks apo katolikë. Çfarë poshtërsie dhe qëllim i keq nga një i poshtër dhe i keq!