Agjenti i Ronaldos takohet me presidentin e Chelseas

03 korrik 2022 | 13:40

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është takuar me presidentin e Chelseas, Todd Boehly, në lidhje me një transferim të mundshëm të portugezit në Londër.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet në Angli, lojtari është i pakënaqur me gjendjen aktuale të Manchester United dhe për rrjedhojë po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit.

“Blutë” nga Londra janë seriozisht të interesuar për të dhe mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të përfundojë kjo çështje.

Të interesuar për Ronaldon janë edhe Napoli, Roma dhe Bayern Munich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur të nënshkruajë me anësorin e Fulhamit, Fabio…