Agjenti i Sanes konfirmon bisedimet me Bayernin   

15 prill 2020 | 23:39

Agjenti i Leroy Sanes, Damir Smoljan, ka zbuluar se ylli i Manchester City beson se mund të arrijë qëllimin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

Sane është lidhur me një transferim në ‘Allianz Arena’ për më shumë se një vit, por çdo plan që ai mund të kishte për të ardhmen e tij janë vonuar për shkak të një dëmtimi të ligamentit.

24-vjeçari pësoi dëmtimi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpool, në gusht, dhe që nga ai moment nuk është paraqitur për klubin, transmeton lajmi.net.

“Së bashku me të, ne bisedojmë me Manchester City për atë që mund të duket hapi tjetër. Interesimi i Bayern Munich nuk është sekret. Por klube të tjera të mëdha gjithashtu na kontaktuan për Leroy”, tha përfaqësuesi i Sane për Bild.

“Bayern është i vetmi klub në Gjermani që Leroy mund ta imagjinojë si hapin tjetër në karrierën e tij. Ai sheh atje kërkesat për arritjen e qëllimit të tij të madh për të fituar Ligën e Kampionëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E mërkura shënon natën e katërt të Prishtinës në karantinë…