Agjenti i spiunazhit të Rusisë mbi metodat e “pushtimit” nga Rusia

15 dhjetor 2022 | 13:47

Një sekuencë e intervistës së vitit 1984 me ish agjentin e famshëm Yuri Bezmenov të KGB-së Ruse ( komiteti per siguri shteterore) me temë “përmbysja ideologjike”.

Në parim, sipas Yuri Bezmenov-it “përmbysja ideologjike”, ështe një operacion i përdorur nga KGB-ja për të pushtuar një komb. Ai e quan këtë proces të gjatë dhe e ndan në 4 faza:

1) Demoralizimi

2) Destabilizmi

3) Kriza

4) Normalizimi

Demoralizimi- etapa më e gjatë që zgjatë 15-20 vjet, për arsye se kaq kohë duhet që të edukohen së paku 3 breza. Një popull i demoralizuar është lehtë i manipulueshëm, ku as dëshmitë e faktet nuk janë të besueshme më.

Destabilizimi- pas demoralizimit, me ardhjen në pushtet pas premtimeve të të mirave materiale dhe parajses mbi tokë populli më është i parëndësishëm. Faktorët kryesorë janë shtyllat kryesore të një shteti:

Destabilizimi i marrëdhënieve të jashtme

Destabilizimi ekonomik

Dobësimi i forcave mbrojtëse

Proces qe zgjatë 2-5 vjet.

Kriza- proces i shkurtë që zgjatë 2-6 vjet. Proces i cili vjen natyrshëm nga destabilizmi i 3 faktorëve kyq të lartcekur.

Normalizimi- shprehje e përdorur në mënyrë cinike nga propaganda ruse pas pushtimit qe i ben Ҫeko-Sllovakisë në 68-tën: -“Dhe tani situate në vëllazërinë Ҫeko-Sllovake është normalizuar”. Kjo është etapa përfundimtare e propagandës ruse ku merr nën kontroll të gjithë mekanizmat shtetërorë.

Intervistën mund ta ndiqni në gjuhën angleze në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti gjerman, Mick Schumacher ka ndarë rrugët me skuadrën e…