Agjenti i Zhegrovës: Ja pse dështoi transferimi te Napoli

24 mars 2025 | 16:13

Agjenti i Edon Zhegrovës, për ‘Stile TV’, ka treguar arsyen pse ka dështuar transferimi i yllit të Kosovës te Napoli. Reprezentuesi i Kosovës prej kohësh ishte cak i ‘napolitanëve’, por ai po vëzhgohet edhe nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.

“Ne kishim kontakte me Napolin. Ata kishin vendosur një marrëveshje verbale me klubin që e vuri djalin në pritje për largimin e Kvaras, por më pas nuk përfundoi mirë”, ka thënë agjenti i Zhegrovës, Sergio Mezi. “Tashmë e shoh të vështirë transferimin te Napoli. Na ka ardhur edhe një ofertë nga Barcelona. Në nëntor u takuam sërish, por drejtuesit e Lilles nuk donin që të hiqnin dorë nga Zhegrova dhe ta shisnin atë”, ka theksuar agjenti i Zhegrovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast tjetër i rëndë dyshohet se ka ndodhur në…