Agjenti ia prezanton Realit ofertën e Juves për transferimin e Ronaldos

09 korrik 2018 | 21:33

Sipas raportimeve në Spanjë, agjenti i Cristiano Ronaldos ka informuar zyrtarisht Real Madridin për ofertën e Juventusit.

Jorge Mendes ka informuar zyrtarisht presidentin e klubit, Florentino Perez dhe tani po pritet vetëm përgjigja zyrtare e madrilenëve.

Sipas informatave, ekziston një marrëveshje që e lejon Ronaldon të largohet nga Reali për 100 milionë euro, por vetëm nëse nuk shkon te ndonjë rival direkt.

Nëse pranohet oferta Ronaldo do të niset menjëherë drejt Torinos për të kompletuar transferimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se për shkak…