Agjenti mohon largimin e Robert Lewandowskit nga Barcelona

12 maj 2024 | 13:42

Agjenti Pini Zahavi ka konfirmuar se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi Robert Lewandowski të largohet në verë nga Barcelona.

Polaku këtë sezon s’ka qenë në nivelin më të lartë prandaj ka qenë i lidhur me një largim nga “Camp Nou”, me Arabinë Saudite si destinacioni i radhës.

Megjithatë, Lewandowski nuk po e konsideron largimin dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij për “Mecyzki”.

“Është komplet e pakuptimtë, të gjitha janë lajme të rreme”.

“Lewandowski do të qëndrojë 100 për qind dhe vazhdojë te Barcelona për sezonin tjetër, është e qartë”, ka deklaruar ai.

Mediumet spanjolle kanë raportuar ditëve të fundit që Barcelona po shqyrton zëvendësimin e polakut me yllin e Liverpoolit Darwin Nunez.

Uruguaiani ka pasur disa probleme me klubin anglez këto javët e fundit, ndërsa ka fshirë të gjitha fotografitë në fanellën e “reds” në profilin e tij në “Instagram”.

Një nënshkrim do të ishte i mundur vetëm nëse Lewandowski largohet dhe nëse Liverpool do ta lejonte të huazohej me opsion blerje, shkaku që gjiganti spanjoll s’i ka financat për blerje permanente.

Përndryshe, Barcelona e mbylli këtë sezon pa trofe andaj edicionin tjetër synon disa përforcime në mënyrë që të garojë me Real Madridin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj…