AGK dënon fushatën linçuese ndaj Dafina Demakut, fton organet e sigurisë të hetojnë se kush qëndron prapa fushatës

28 maj 2023 | 21:14

Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim ankesën e kryeredaktorës së Periskopit, Dafina Demaku në lidhje me fushatë linçuese ndaj saj në rrjetin sociale, TikTok.

AGK fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës që u bë ndaj Demakut, shkruan Periskopi.

Gjithashtu, AGK e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj.

Më poshtë postimi i plotë i AGK-së:

“Fushatë linçuese kundër Dafina Demakut – kryeredaktore në Periskopi dhe analiste në KTV

Dafina Demaku – kryeredaktore në portalin online Periskopi, dhe analiste e rregullt në televizionin kombëtar, KTV, e ka njoftuar AGK-në për një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok.

Në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”.
AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj.

Njëherësh, AGK-ja fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës”, shkruan AGK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar eurodeputetes,…