AGK dënon gjuhën linçuese të grupit #mekryeministrin ndaj gazetarëve

02 dhjetor 2021 | 12:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit #mekryeministrin në rrjetin social në “Facebook”.

Sipas AGK-së, gjuha e përdorur nga ky grup vë seriozisht në rrezik gazetarët.

“Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto. Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në. Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të distancohen nga kjo gjuhë linçuese dhe të ndalojnë përkrahjen, qoftë indirekte për sulmet e tilla ndaj gazetarëve”, është thënë në reagimin e AGK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga…