AGK dënon sulmin në drejtim të portalit Veriu.info

08 shkurt 2025 | 20:30

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin në drejtim të portalit Veriu.info. AK ka thënë se dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit, duke vazhduar se ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë.

“AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre.” – thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

AGK dënon sulmin në drejtim të portalit Veriu.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë.

AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,…