AGK-ja angazhon konsulent juridik
03 korrik 2023
| 11:36
Me mbështetjen e dhënë nga OSCE Mission in Kosovo, Yll Zekaj është angazhuar si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe anëtarëve të saj.
“Mbrojtja ligjore për komunitetin është tejet e rëndësishme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë cak i sulmeve dhe kërcënimeve”, ka njoftuar AGK-ja.