AGK-ja dënon ashpër tentim sulmin ndaj Berat Buzhalës

22 mars 2020 | 14:16

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Berat Buzhala se dy persona kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht.

AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, të nisin menjëherë hetimet në mënyrë që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë.

“Pas pranimit të informatave për këtë rast, AGK ka kontaktuar autoritetet për të marrë përgjigje zyrtare. Policia e Kosovës, në përgjigjen drejtuar AGK-së, ka bërë të ditur se është duke proceduar rastin dhe të gjitha veprimet hetimore janë në proces sipas procedurave ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent”.

“Duke e konsideruar këtë akt të papranueshëm, AGK kërkon nga Policia e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, hetim të menjëhershëm që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur për 29 numri i të prekurve nga koronavirusi…