AGK-ja dënon gjuhën kërcënuese të Melihate Tërmkollit, në drejtim të gazetarit Arsim Lani

01 dhjetor 2020 | 11:46

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka vlerësuar tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese dhe kërcënimet nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani, raporton “Epoka e re”.

“Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kërcënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar”.

“Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresa Krasniqi, e bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës…