AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

15 prill 2020 | 15:04

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër kërcënimet dhe linçimet ndaj gazetarit, Fidan Jupolli nga Televizioni 7.

Sipas tyre, gazetari Jupolli ka shprehur shqetësimin se është duke marrë në vazhdimësi kërcënime me likuidim ose dëbim nga Kosova, derisa të mërkurën rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

“Jupolli gjatë kohës sa ishte duke e intervistuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun në ‘DPT te Fidani’, të martën ka thënë se në adresë të tij po i shkojnë vazhdimisht kërcënime”.

“Kërcënimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë. AGK-ja fton organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë”.

“AGK-ja po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla dhe të kërkojnë prej aktivistëve të mos i kërcënojnë dhe linçojnë gazetarët”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së “Trepçës”, Gani Osmani, ka bërë me…