AGK-ja dënon kërcënimin në drejtim të gazetarëve të Gazetës Express

13 tetor 2020 | 11:40

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar kërcënimin e gazetarëve të Gazetës Express nga Naser Gashi, i njohur në publik si Naser Qeli.

“Sipas Gazetës Express, Gashi, të shtunën në mbrëmje ka thyer derën e redaksisë dhe i ka kërcënuar gazetarët për shkak të një shkrimi që ishte publikuar nga gazeta për ish-bashkëshorten e tij. Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar. AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje”, është thënë në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka ftuar organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesi të del para drejtësisë.

“Dënimet e merituara duhet të jenë të pashmangshme në të gjitha rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve”, theksohet në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku…