AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kurtit ndaj mediave

04 mars 2025 | 12:03

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj medieve që bëhen nga ana e kryeministrit Albin Kurti, duke e dënuar gjuhën e tij.

AGK-ja ka thënë se retorika e Kurtit është e papranueshme dhe se rrezikon gazetarët dhe mediet.

Po ashtu, nga AGK është deklaruar se gjuha e Kurtit minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

Reagimi i plotë i AGK-së

AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.

“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, është pyetur për formimin e qeverisë së…