AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit të RTK-së, Altin Ahmeti

02 mars 2020 | 14:35

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se ka marrë me shqetësim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Altin Ahmeti.

“Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje. Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet. AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë”, është thënë në komunikatën e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agim Kasapolli Një zotëri i rrëfen një mikut të…