AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të ‘Nacionales’ në Prizren
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të “Nacionales”.
Përmes një reagimi publik, AGK-ja ka thënë se është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.
“Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit ‘Dokufest’. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”, është thënë në reagimin e AGK-së.
Paraprakisht ekipi i këtij mediumi u sulmuan gjatë përcjelljes së protestës së organizuar në Prizren kundër festivalit të Filmit “Doku Fest”.