AGK-ja e nderon me mirënjohje shefin e OSBE-së për përkushtimin e tij ndaj lirisë së medias
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pritur në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, Michael Davenport.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, së bashku me drejtoreshën ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, falënderuan ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer dhënë AGK-së, dhe komunitetit të gazetarëve.
Njëherësh, theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave, për avokimin e sigurisë së gazetarëve, fuqizimin e lirisë së medieve në Kosovë, si dhe ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve të të gjitha komuniteteve.
Gjatë takimit, AGK-ja i ka ndarë ambasadorit Davenport një mirënjohje si falënderim për përkushtimin personal për lirinë e medias në Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është mirënjohës për partneritetin e mirë që e gëzon me OSBE-në, që prej themelimit të organizatës në vitin 2002.
OSBE-ja ndër vite kë mbështetur aktivitete dhe trajnime të shumta të AGK-së, duke luajtur rol krucial në kthimin e Çmimeve Vjetore në Gazetari, në vitin 2021.