AGK-ja i reagon Dimal Bashës: Sulmi ndaj Flutura Kusarit është i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore

27 qershor 2024 | 14:43

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj gjuhës së papranueshme dhe të rrezikshme të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha ndaj mediave dhe aktivistes Flutura Kusari.

AGK-ja ka thënë se gjuha e Bashës është sulm i paprecedent i rrezikshëm dhe me bazë gjinore.

“Të papranueshme dhe të rrezikshme sulmet e deputetit Dimal Basha ndaj medieve dhe aktivistes Flutura Kusari. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje të Kryeministrit Kurti, Dimal Basha, ka vazhduar sot sulmet e paprecedent ndaj medieve në Kosovë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.”

“Sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile”.

“Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Dimal Basha ofendon mediet: Ua kemi ndalë tagjinë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se Qeveria…